Skip to main content

Pranvera në Retro po vjen

-
Elbasan

Pranvera na thërret në Elbasanin e mbushur me ngjyra e tinguj Retro!

Ditën e diel, datë 11 Prill, ora 10:00 do të na gjeni te bulevardi i Kalasë së Elbasanit, aty ku trashëgimia kulturore e qytetit të pakohë do të shkrihet përsosshmërisht për të treguar se vlerat historike nuk humbasin kurrë!

Në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe në ritmin Jazz & Swing të kuruar nga Hemingway Fan Club Albania, mjetet e koleksionit historik

shqiptar RETRO do të qëndrojnë kah mureve të gurta të Kalasë, për t'u nisur drejt paradës nëpër rrugët elbasanase! 

Sigurisht nuk do të mungojë Punishtja e Targave Suvenir, për të gjithë ata që dëshirojnë të personalizojnë targën me dedikime të veçanta!

Një mozaik vlerash e motivesh Retro ju mirëpret këtë të diel si himn i pranverës e ditëve me diell që na presin!

VINI RE! 

Të gjithë pjesëmarrësit duhet të jenë të pajisur me maska, të respektojnë distancat sociale dhe protokollet e miratuara!

#RETRO #DPSHTRR #RetroElbasan#BashkiaElbasan #MIE #KoleksioniHistorikShqiptar #HemingwayAlbania #PranveraRetro