Lushnja u kthye për një ditë në një skenë nostalgjie, ku rrugët kryesore u mbushën me makina retro, të restauruara me kujdes dhe pasion. Modele të viteve ’60, ’70 dhe ’80, nga marka legjendare u ekspozuan për publikun. Agron Çela nga Lushnja është prej vitesh i apasionuar pas makinave retro tregon për eksperiencën e tij me makinat retro. Mehdi Halilaj është nga të parët që ka nisur koleksionimin e makinave retro. Kjo paradë e veçantë u shoqërua me muzikë dhe u kthye në një festë për të gjithë dashamirësit e automjeteve. Veç makinave retro pjesë e kësaj parade ishin dhe të apasionuarit e motorëve Vespa që të shumtë në numër i dhanë një bukuri të veçantë sheshit qendror të Lushnjës. Makinat retro dhe motorët risollën një epokë të artë të dizajnit dhe mekanikës klasike – një dëshmi e përkushtimit që koleksionistët dhe restauruesit shqiptarë kanë për ruajtjen e trashëgimisë automobilistike. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.