Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka hapur aplikimet për projektin “Transport, Inovacion, Siguri”, i konceptuar si një konkurs që synon përfshirjen e studentëve në përmirësimin e sektorit të transportit rrugor përmes inovacionit dhe teknologjisë moderne. I ftuar në studion e Radio Travel , me Ada Bilerin ishte Erald Totri, pjesë e projektit dhe këshilltar pranë DPSHTRR, i cili u shpreh se deri tani kanë mbërritur disa projekt-ide të cilat mund të sjellin përmirësime të problemeve reale të transportit rrugor , ku një prej tyre është trafiku i rënduar kryesisht në Tiranë. Por se kush mund të aplikojë në këtë projekt dhe a do të ketë mbështetje në vazhdimësi , ndiqni të plotë intervistën në kanalin e YouTube të Premium Channel