Tashmë është bërë traditë ekspozita e makinave historike, në kuadër të aktiviteteve me rastin e Ditës së Verës, në Elbasan. Si asnjëherë më parë makinat Retro kanë tërhequr vëmendjen e qindra qytetarëve Elbasanas të ekspozuara përgjatë bulevardit “Aqif Pasha”. Të mëdhenj e të vegjël kanë nxituar të mos humbasin mundësinë për të parë këto makina të cilat janë të rralla, por edhe për të bërë foto pafund. Makinat e këtij koleksioni do të qëndrojnë të ekspozuara përgjatë mureve të kalasë, gjatë gjithë ditës dhe më pas do te parakalojnë në rrugët e qytetit duke dhuruar një spektakël te vërtetë, sidomos për adhuruesit e tyre. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.